Ora News - Zvicra, 2.2 mln franga për landfillin e përbashkët të qarkut Berat
  • 5 years ago
#oranews #berat #zvicer

Vendgrumbulli i mbetjeve të Beratit është shndërruar në një bombë ekologjike, ndërsa aty nuk është ndërhyre asnjë herë prej vitit 1985. Ndaj edhe ndihma zviceriane për bashkitë e qarkut ka nisur me rehabilitimin e shesheve aktuale deri në ndërtimin e lanfillit të përbashkët.

Trajtimi i mbetjeve urbane është sfida më e madhe e pushtetit vendor në qarkun e Beratit që pas vitit 1990.

Ndërtimi i një landfilli rajonal për të pesta bashkitë është projekti më ambicioz që synon të realizohet në pesë vitet e ardhshme, ndërkohë që është marrë përsipër të financohet nga qeveria zviceriane.

Por, në fazat afat mesme të këtij projekti shihet si emergjente ndërhyrja në vend grumbullimin akual të mbetjeve.

Philipp Keller: Kemi parashikuar që në çdo bashki të ketë investime konkrete në fushën e landfilleve, investime që mezi priten nga qytetarët. Kemi parë që situata e depozimit të mbetjeve është shumë e rëndë dhe për këtë arsye kemi menduar që masat pilote që do të zbatojmë tani kanë të bëjnë me rehabilitimin e sheshit ekzistues dhe mbrojtjen nga lumi përmes ndërtimit të një argjinature.Miratuam fondin e investimit paraprak që do të bëhet në landfillin ekzistues dhe që do të mënjanojë dhe shmangë derdhjen e mbeturinave në lumin Osum.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zvicra-22-mln-franga-landfillin-e-perbashket-te-qarkut-berat

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended