Ora News - Megaoperacion kundër basteve online në Itali, veprimtaria shtrihej dhe në Shqipëri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.

Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.

Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e "prestanomi".

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.

Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.

Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitoruara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash "presta nomi".


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/megaoperacion-kunder-basteve-online-ne-itali-veprimtaria-shtrihej-dhe-ne-shqiperi

Recommended