Ora News - Veliaj: Vota për PS solli vendimin kundër pikave të basteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i shprehu mirënjohjen 74 deputetëve që votuan në seancën e të enjtës për godinën e re të teatrit kombëtar. Gjatë një dëgjese me banorë të njësisë 2 në shkollën e sapo ndërtuar "Kosova", Veliaj kërkoi mbështetje masive të qytetarëve në zgjedhjet vendore të 2019.

Veliaj: Një vendim tjetër i jashtëzakonshëm që mori Parlamenti ishte ai për teatrin e ri. I jam sot mirënjohës Edi Ramës, Partisë Socialiste, 74 deputetëve, që votuan teatrin sepse besoj vetëm kur vëmë dorë ecin gjërat përpara. Tani, imagjinoni pak logjikën e këtyre, këta thonë: mos, nuk e duam Teatrin, duam bastet! Ne themi: nuk duam bastet, duam teatrin! Nuk besoj se ka njeri normal, nuk ka rëndësi i majtë apo i djathtë, që thotë nuk e dua teatrin se dua bastet. Sot politika është ndarë në këto dy tema: PS i thotë jo basteve, pro teatrit! Partia tjetër thotë: S?duam teatër, duam baste! Kushdo që do të shkojë të votojë vitin tjetër për kryetarin e Bashkisë ose për Këshillin Bashkiak duhet të mendojë e të thotë: mirë kryetarin e Bashkisë, por me votën e Këshillit Bashkiak nuk bëj më qokë, do t?ia jap vetëm PS sepse vetëm ajo ma garanton që kryetari i Bashkisë mbështetet për të bërë këto lloj punësh.

Ndërsa foli për investimet në njësinë 2 në kryeqytet, Veliaj tha se po punohet për dy parkime nëntokësore njëri te sheshi ?Italia?, rreth stadiumit ?Qemal Stafa? dhe tjetri te parku i ?7 Xhuxhave?.

Kryebashkiaku foli për ndërhyrje në disa segmente rrugore në këtë njësi, duke thënë se për herë të parë në këto 30 vite, bashkia do të nisë rikualifikimin urban të zonës pranë Tregut Elektrik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-vota-ps-solli-vendimin-kunder-pikave-te-basteve

Recommended