Ora News - Gjendet laborator heroine në Has

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbulohet laborator i përpunimit të drogave të forta.

Drejtoria Vendore e Policise Kukes ne bashkepunim me agjencite e tjera ligjzbatuese dhe nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes ndërmorën operacion antidrogë.


Gazetarët e Ora News informojnë se është gjetur një laborator droge që shërbente për prodhimin e heroinës në një fshat të Hasit.

Në laborator është gjetur heroinë, opium dhe kokainë. Sipas burimeve disa persona janë arrestuar për laboratorin si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina

Gjate ditës së sotme te Krimet e Rënda është zhvilluar një takim mes Ardi Veliut dhe Donika Prelës por nuk dihet nëse obejkt i këtij takimi ka qenë pikërisht ky operacion.

Per detaje te operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencite ligj zbatuese ne ditet ne vijim do te kene nje konference te perbashket per mediat per operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjendet-laborator-droge-ne-has

Recommended