Gjendet heroinë në një banesë në Shijak, policia në kërkim të pronarit
  • 7 years ago
Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar nga policia e Shijakut në bashkëpunim me policinë e Durrësit. Gjatë një operacioni të koduar ?Mbrëmja? ditën e djeshme, policia kishte marrë informacione se një i dyshuar shiste heroinë në qytetin e Shijakut. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 447.5 gram heroinë, peshore elektronike, një thikë dhe 124 fishekë. Ndërkohë, pronari i banesës nuk ishte prezent kur policia bastisi shtëpinë e tij. Policia e Durrësit thotë se ai është me iniciale A.B dhe është shpallur në kërkim për shitje droge, mbajtje pa leje të municioneve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Recommended