Ora News - Dhunoi vëllain e drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, policia i gjen heroinë në banesë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një burrë e një grua janë vënë në pranga për dhunimin e biznesmenit Aurel Guni, njëherësh përfaqësues të PDIU në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.

Të arrestuarit janë 39 vjeçari, Bexhet Mosmuca dhe një grua 28 vjeçe me inicialet F.C.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 28 dhjetorit në lagjen Haxhias, ku autori e goditi me sende të forta biznesmenin dhe i mori makinën.

Fillimisht u ngritën dyshime për tentative pengmarrjeje, por policia në njoftimin zyrtar thotë se ajo po hetohet si vjedhje me dhunë.

Sipas policisë 39 vjeçari Mosmuça dhe biznesmeni Guni rezultojnë të njohur me njëri tjetrin.

Ndërsa 28 vjeçarja, akuzohet se u ka bërë presion familjarëve të biznesmenit për të tërhequr kallzimin që kishte bërë për rastin.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit në banesën e Bexhet Mosmuçës, është gjetur edhe një dozë heroinë

Aurel Guni është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan. Ai rezulton se ka një hotel në zonën e Spillesë në Kavajë dhe disa biznese në Elbasan.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-arrestua-pasi-dhunoi-te-njohurin-policia-i-gjen-heroine-ne-banese
Recommended