Ora News - Fusha me livando në Koplik, triumfon mes 35 mijë fotografive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Colours of Albania" shpalli 5 fotografitë më të bukura të edicionit të 4 në një festë që i dha jetë për një natë kalasë së Rozafës.

Fusha me livando në Koplik të Malësisë së Madhe e Erisa Shabës u shpall fotografia që tregoi ngjyrat e Shqipërisë për vitin 2018.

Për ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi, aktiviteti i këtij viti kishte një vlerë të veçantë!

Bushati: Komponenti kulturor është i rëndësishëm për rilidhjen e Shqipërisë me kontinentin evropian.

Klosi: Nëpërmjet fotove, ajo duket e mrekullueshme, por duke takuar njerëzit, Shqipëria është e magjishme.

Trashëgimia kulturore është ura lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes, por edhe pikë-takimi i Shqipërisë me Evropën.

Këtë mesazh dha në të parën dalje publike, ambasadori i BE Luigi Soreca.

Soreca: Colors of Albania ka patur një sukses prej hapave të parë dhe unmioni Evropian e ka mbështetur. Kultura dhe trashëgimia janë dy pika kyçe. Tema e këtij e përzgjedhur nga BE ?Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane?, është e rëndësishme, pasi ato janë urat lidhëse mes të shkuarës dhe të ardhmes. Kultura, diversiteti, që janë baza e BE, por gjithashtu edhe e këtij vendi të mrekullueshëm. Unioni evropian do të vijojë të mbështesë të tilla programe, pasi turizmi dhe kultura janë qendra e të ardhmes së këtij vendi?.

Nga 35 mijë imazhe, u përzgjodhen 100 të tilla për finalen, për t?u shpallur në fund 5 fitues. 2 prej tyre ishin turistë nga Italia dhe Polonia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fusha-me-livando-ne-koplik-triumfon-mes-35-mije-fotografive

Recommended