RTV Ora - Krujë, hungarezi triumfon në "Hill Climb Trofeu Skenderbej 2019"

  • 5 years ago
#rtvora

Ka përfunduar me sukses edicioni i 6 i garës "Hill Climb Trofeu Skenderbej 2019".

Hungarezi, Laszlo Szasz që garon për klubin kroat, Dubrovnik është shpallur fituesi në kategorinë PRO, duke regjistruar kohën më të mirë, 2 minuta 12 sekonda e 009 të qindat. Në vend të dytë u rendit piloti kosovar, Bardhyl Canolli me 6 sekonda më shumë.

Në këtë edicion, i zhvilluar në Krujë morën pjesë rreth 40 pilotë, më shumë se në të gjitha edicionet e mëparshme. Gara u zhvillua në dy kategori, në atë PRO dhe PROMO. Në kategorinë PRO morën pjesë 23 pilotë, ndërsa në kategorinë PROMO 13 pilotë.

Eventi u ndoq nga një numër i konsiderueshëm spektatorësh, ku përveç të rinjve ra në sy edhe prania e femrave dhe fëmijëve. Në kategorinë PROMO, në vend të parë u rendit Lulzim Loci i ndjekur nga Gentjan Shaqiri dhe Julian Sami.


Gara është e regjistruar në kalendarin e FIA-s dhe është e vlefshme për kampionatin "Hill Climb të Zonës së Evropës Qendrore" (CEZ-FIA).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shpejtesi-marramendese-ne-kruje-nje-hungarez-triumfon-ne-hill-climb-trofeu-skenderbej-2019

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended