Tepelenë ,6 mijë të zhdukur nga regjimi komunist, mes tyre 300 fëmijë-Ora News-

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të paktën 6 mijë persona figurojnë të zhdukur në të gjithë vendin, nga përndjekja e ish regjimit komunist, nga të cilët 300 fëmijë nën 1 vjeç.Të dhënat jepen nga një prej kampeve më famëkeqe të internimit ne Tepelenë, prej Zv.ministres së Mirëqënies Sociale Gentiana Sula në ditën botërore të të zhdukurve.
Ambasadori Polak Marek Jeziorski pranoi të ndihmojë procesin, duke sjellë modelin e vendit të tij.
Amba Polak Marek Jziorski : ?Unë përulem para pjesëtarëve të familjeve të personave që ishin internuar këtu në këtë vend . Nga eksperienca polake e 25 vjetëve të fundit rëndësia është shumë e madhe për ta ruajtur në kujtesë historike, pasi nuk ka një zhvillim të vërtetë demokratik. Organizatat do të bëjnë një punë të mirë, Ne sjellim përvojën tonë ku jemi të angazhuar në këtë fushë me Gjermaninë dhe shumë vende të tjera ku kemi krijuar një rrjet europian dhe do të bashkëpunojmë me Shqipërinë në këtë kudër. Ministri Klosi ka shprehur gadishmëri dhe jam i sigurt se Shqipëria mund të mësojë shumë . Institucioni publik i fuqishëm në këtë dhe për krimet që ishin bërë . Ky institut ka një degë të rëndësishme hetimore dhe mund të hetojë rastet e krimit të komunizmit . Ky institut mund të shërbejë si burim përvojash edhe për Shqipërinë ?
Numri dy i prezencës së OSBE i cilësoi këto kampe, dëshmi e hidhur e së kaluarës, por familjarët e të zhdukurve kanë të drejtë të dinë të vërtetën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/6-mije-te-zhdukur-nga-regjimi-komunist-mes-tyre-300-femije/

Recommended