Ora News - Shqipëri: 80 mijë persona të diagnostikuar me diabet, mes tyre fëmijë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Në mbarë botën diabeti po kthehet në një epidemi me 7 milionë të diagnostikuar çdo vit. Shqipëria nuk mund të mbetet pas.

Janë 80 mijë persona që jetojnë më këtë sëmundje dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5 mijë raste të reja.

Diabeti nuk kursen as të vegjlit. Mjeku Endokrinolog Florian Toti thotë se janë rreth 600 fëmijë të prekur.

Ka disa simptoma përmes të cilave diabeti mund të dallohet.

Florian Toti: "Nëse prindërit vënë re tek fëmijët urinim të shpeshtë gjatë natës, etje, apo nuk po shton në peshë të bëjnë një matje glicemie dhe e kuptojnë nëse ka diabet"

Por më i përhapur është tipi 2 që prek të rriturit. Mjekët thonë se mund të parandalohet nëse tregohet kujdes.

Një nga shqetësimet që ngrenë mjekët është mungesa e rimbursimit të fishave të matjes së glicemisë për pacientët mbi 25 vjeç.

Vitin e kaluar si pasojë e sëmundjeve endokrine, ku përfshihet edhe diabeti, humbën jetën 251 persona.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiperi-80-mije-persona-te-diagnostikuar-me-diabet-mes-tyre-femije

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended