Report TV- Rriten të prekurit me COVID në Berat, 5 anëtarë të një familje pozitiv, mes tyre 1 fëmijë
  • 4 years ago
7 raste të reja janë konfirmuar deri tani me COVID-19, 5 prej tyre në Berat, pjesëtar të një familje dhe 2 në Krujë.

5 raste të reja janë konfirmuar në Berat me COVID-19, anëtarë të një familje. Sipas burimeve të Report Tv, të prekur rezultojnë familjarët e një punonjëse të Bashkisë Berat, mes të cilëve janë babai, mamaja, motra, vëllai dhe vajza e saj 2 vjeç.  Berati vijon ende të mbetet një zonë e gjelbër edhe pse rastet dy ditët e fundit janë rritur ndjeshëm.

Dyshohet se virusi ka ardhur nga mamaja, e cila punonte infermiere në Spitalin e Beratit.

Gjithashtu edhe në Krujë janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19, që janë raste kontakti të të prekurve të ditës së djeshme.
Recommended