Vaksinë e re në Shqipëri, Manastirliu: Vaksina kundër Rotavirusit falas për 30 mijë fëmijë në vit
  • 5 years ago
TIRANË-Kalendarit të vaksinimit në vendin tonë i është shtuar një tjetër vaksinë e re, vaksina e rotavirusit, e cila ofrohet falas për çdo fëmijë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë.

?Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit?, tha Manastirliu.
Recommended