Ora News - Manastirliu: Vaksina e Rotavirusit falas për 30 mijë fëmijë në vit
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një tjetër vaksinë e detyrueshme është shtuar për fëmijët nga 2 deri në 6 muaj. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lajmëroi se injektimi i rotavirusit, do të jetë falas për 30 mijë fëmijë në vit, ndërsa theksoi se do të ndikojë pozitivisht në parandalimin e infeksioneve dhe virozave të mundshme. Fëmijët mbi 1 vjeç nuk kanë ta marrin këtë preparat.

Kalendarit zyrtar të vaksinimit në vendin tonë i shtohet vaksina e rotavirusit, e cila ofrohet falas për çdo fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore numër 8 tha se me këtë hap Shqipëria po i përafrohet kalendarit europian.

?Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit?, tha Manastirliu.

Të gjithë prindërit që kanë lindur fëmijë pas datës 1 gusht, do të mund ta marrin këtë shërbim pa pagesë.

?Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind?, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore , duke theksuar ritrajnimin e të gjithë stafit mjekësor.

Sëmundja e Rotavirusit mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vaksinimi aplikohet për fëmijët 2, 4 dhe 6 muajsh, ndërsa nuk është e detyrueshme për të lindurit para datës 1 gusht 2019.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/manastirliu-vaksina-e-rotavirusit-falas-30-mije-femije-ne-vit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended