Ora News - Manastirliu: 900 persona në vit do përfitojnë falas karrige me rrota

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur financimin e shërbimit të karrigeve me rrota të personalizuara për personat me aftësi të kufizuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se 900 persona në vit do të përfitojnë karriget me rrota falas.

Ogerta Manastirliu: ?Ky program i mbështetur financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do ti grantojë 900 personave me aftësi të kufizuar në vit këtë mjet kaq shumë të domosdoshëm për jetën e tyre.?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpërndau karriget e prodhuara enkas për 15 gra me aftësi të kufizuar nga Tirana dhe Durrësi ndërsa pa nga afër procesin e përshtatjes së karrigeve me rrota sipas specifikave të personave me aftësi të kufizuar.

Ogerta Manastirliu: ?Aksesueshmëria është është një element thelbësor dhe aksesueshmëria fillon me mbështetjen që shteti duhet të sigurojë, që ka për detyrë lidhur me shërbimet sociale. Dhe patjetër që në funksion të programit tonë për mbrojtjen sociale, përpos këtij shërbimi që ne sot financojmë, financojmë edhe shërbimet mbi bazë qarku.?

Falë financimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çdo vit, do ta përfitojnë këtë shërbim rreth 900 persona me aftësi të kufizuar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/manastirliu-900-persona-ne-vit-do-perfitojne-falas-karrige-me-rrota

Recommended