Report TV - Mbytet një vajzë në kanionin e Holtës, shpëtohen 6 persona mes tyre 4 fëmijë
  • 5 years ago
Një vajzë 24-vjeçe nga Lushnja u mbyt pasditen e sotme në kanionin e Holtës, ndërsa 6 të tjerë, mes tyre 4 fëmijë fatmirësisht u shpëtuan. Viktima është Tila Sallaku. Ajo kishte shkuar për të kaluar fundjavën në kanionet e njohura dhe shumë të vizituara të Holtës së bashku me vëllanë, një 50-vjeçar mik të familjes dhe disa persona të tjerë, pjesë e një gudie me 33 persona, të ndarë në dy grupe. Por duket se dy grupet të ndara në 18 dhe 15 persona nuk kanë qenë të organizuara mirë duke humbur kontaktet. 7 personat humbën kontaktet me pjesën tjetër, ndërsa u morën nga rrjedha e ujit që u shtua si pasojë e prurjeve të larta nga reshjet e shiut. Grupet e shpëtimit arritën që të nxirrnin nga kanionet fillimisht katër fëmijët, ndërsa më pas vëllanë e viktimës edhe mikun e familjes, ndërsa 24-vjeçarja u gjendet e pajetë.
Recommended