Ora News - Opozita kërkon paketë emergjence për ndalimin e pastrimit të parave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raporti i Bankës së Shqipërisë për transaksionet në institucionet financiare është bërë shkak për debatet në Komisionin e Ekonomisë, ku opozita akuzoi se nuk po merren masa për të ndalur pastrimin e parave.

Madje Jorida Tabaku ka theksuar se dhe biznesi është në vështirësi nga situata e krijuar.

Tabaku: Kërkoj nga BSH që të na japë informacion për institucionet financiare jo bankare. Sipas raportit numri i institucioneve financiare jo bankare është dy fishuar. Janë institucione që janë jashtë sistemit bankar dhe po përdoren për pastrim parash. Kërkojmë informacion për pikat e këmbimit të parave. Sipas të dhënave tona pikat e këmbimit të parave janë duke u rritur në mënyre eksponenciale dhe po përdoren për pastrim parash. Kërkojmë nga ministria e Drejtësisë për kontratat që janë duke u bërë tek noterët.

Në përgjigje të këtyre akuzave, kreu i Komisionit të Ekonomisë bëri me dije se do të therrasë në raportim Guvernatorin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-kerkon-pakete-emergjence-ndalimin-e-pastrimit-te-parave

Recommended