Ora News - Opozita kërkon financim shtetëror për partitë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta.

RTV Ora ka zbardhur drafin e opozitës për reformën zgjedhore në të cilin PD po punon së bashku me aleatët, në të cilin propozohet kriminalizimi i financimeve private.

Opozita kërkon që KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore si dhe të përcaktohen kriteret e llogaritjes se financimit për mediat.

PD në draft parashikon uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Kostoja e reklamave të zbritet në detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit.

I pyetur se kur do të kemi një produkt final, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se "puna vazhdon. Kemi një kalendar të përcaktuar.Reforma zgjedhore bëhet vetëm në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku mazhoranca e sheh veten sa e shëmtuar është".

Bylybashi tha se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza politike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozita-kerkon-financim-shteteror-partite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended