Ora News - Kryemadhi: KED s'mund të zgjidhet pa veting

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i bën thirrje organeve të vettingut të ecin më shpejt dhe të bëjnë një seleksionim për tiu përgjigjur institucioneve që kanë vakanca dhe që kanë krijua vakum si Gjykata Kushtetuese, apo KLGj apo KLP.

Sot kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh para gazetarëve: "Askush nuk do të dinte sa do të penalizonte vetingu. Ne si Kuvend inkurajojmë dhe presim që organi i vettingut të eci më shpejt, jo për rutinë, dhe të bëjë një seleksionim për tiu përgjigjur, në radhë të parë institucioneve që kanë vakanca dhe që kanë krijuar vakumin, si Gjykata Kushtetuese, anëtarët e KLGj dhe KLP, Inspektoriatit. Pasi si Kuvendi dhe presidenti kanë përmbushur fazën e parë të aplikimit të kandidatë, marrë Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët dihen por as presidenti as kuvendi nuk mund të veprojë pa kaluar hallka e vetingut. Shpresojmë dhe po bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që janë në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi, dhe përfaqësuesit që drejtojnë vetingun dhe përmes Këshillit të Monitorimit, me qëllim që do të krijojë Kuvendi, me qëllim që brenda sesionit pasardhës të vjeshtës ky shqetësim shumë i drejtë dhe që kanë organet e drejtësisë të jetë i përmbushur."

A mund të zgjidhen pa veting anëtarët e KED-së?

Kryetarja e LSI-së thotë reforma në drejtësi është dështim i institucioneve ndërkombëtare dhe diçka e tillë do të ishte qesharake kur në veting kalojnë policët e thjeshtë.

Në një konferencë për median, mesditën e sotme, Kryemadhi ironizoi dhe dokumentin e Euralius që qarkullon sipas të cilit 'për të mos tejkaluar afatet e ngritjes së institucioneve të reja, në KED anëtarët të kalojnë pa vetting.

Pyetja: "Qarkullon në këto momente një dokument i dalë nga misioni 'Euralius', një rekomandim që thotë 'për të mos tejkaluar afatet e ngritjes së institucioneve të reja, në KED anëtarët të kalojnë pa vetting. Ata që kanë mbetur pa u zgjedhur. Ju do ta lejonit diçka të tillë?"

Monika Kryemadhi: Kjo është bërë kështu që: ne kemi një prokurore të përgjithshme pa vetting, ta shoh edhe këtë dokumentin e Euraliusit, se dokumentet e Euraliusit janë bërë si dokumentet e Këshillit të Ministrave të Edi Ramës për hir të së vërtetës, ngelet vetëm të vërë firmën Ëngjëll Agaci aty dhe jo përfaqësuesi i Euraliusit.

Mos harroni që kemi këtë Euralius dhe këto institucionet e BE që na e bënë 'fushë me lule' Shqipërinë dhe kemi edhe 13 kushtet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE që treguan, nga një fushë me lule që ishte virtuale, kemi një realitet komplet tjetër, kemi një tokë të djegur faktikisht, që është shumë e vështirë për të mbjellë farën e zhvillimit në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kuvendi-kerkon-te-ecet-me-shpejt-kryemadhi-ked-smund-te-zgjidhet-pa-veting

Recommended