Ora News - Veting politikanëve? Presidenti Meta s'ka koment për iniciativën e PD-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta preferoi të tregohej i rezervuar për të dhënë një koment lidhur me inciativën e PD-së që pritet ta dorëzojë në Kuvend për vetingun e politikanëve, kryeministrit, ministrave dhe kryetarëve të bashkisë.

"Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa, shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave" u tha Meta gazetarëve pas aktivitetit të dhurimit të gjakut në Repartin e Zjarrfikësve në Tiranë.

Kreu i shtetit u rezervuar të komentonte edhe nëse kuvendi do të hidhte poshtë dekretin e tij për kthimin e ligjit të Teatrit Kombëtar, por nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit sa më të përgjegjshëm.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i tij nëse Kuvendi do ta rrëzonte kreu i shtetit tha: "Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e kuvendit vec do dëshiroja ti uroja kuvendit punë të mbarë dhe të theksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm sa i takon detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian"

Dje Ora News zbardhi detaje nga propozimi i opozitës për vettingun në politikë. Sipas burimeve, demokratët e kanë gati nismen ligjore që pritet të dorëzohet në parlament për ndryshimin e kushtetutës, me qëllim kontrollin dhe rivlerësimin e politikanëve. Sipas propozimit, ligjit themeltar të shtetit i shtohen 4 nene të reja me qëllim kontrollin dhe përjashtimin e politikanëve që rezultojnë të lidhur me krimin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veting-politikaneve-presidenti-meta-ska-koment-iniciativen-e-pd-se

Recommended