Ora News - PD do depozitojë amendamente kushtetuetese: Veting Ramës dhe ministrave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Burimet nga PD informon se ligji që do propozohet nga PD do të ketë qëllim "realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre"

Nga Elbasani ku u mblodh sot opozita Basha shpalli 4 objektivat e platformës se opozitës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

1 - Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 - Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 - Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 - Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

?Vendimi ynë është t?i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. ?- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës paraditen e sotme në Elbasan.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-depoziton-amendamente-kushtetuetese-veting-politikaneve-dhe-kryeministrit

Recommended