Pamjet KRAHASUESE me dron/ Pjesëmarrja e protestuesve të PD dhe takimi i Ramës me vlonjatët

  • 5 years ago
Në të njëjtën kohë që opozita mban protestën kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Vlorës në aktivitetin "Bashkia që duam". Është vlerësuar si një antimiting nga ana e opozitës, ky takim i kreut të qeverisë. Report Tv sjell me pamje një krahasim të pjesëmarrjes në këto dy aktivitete të cilat mbahen në të njëjtën orë, 11:00. Pamjet me dron nga kryeministria tregojnë numrin e tubuesve që janë mbledhur deri më tani në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Po ashtu, në foto dhe plane nga qyteti i Vlorës, shihet numri i pjesëmarrësve në këtë takim që mbahet tek sheshi i "Flamurit". Ndryshimi i pjesëmarrësve në protestën e opozitës dhe në diskutimin që zhvillohet me kreun e qeverisë, është i dukshëm. Për më shumë shikoni videon.

Recommended