Si eshte rrafshuar Thumana, pamjet me dron nga termeti katastrofik

  • 5 years ago
Këto janë pamjet me dron nga zona e Thumanës ku janë shkatërruar dy pallate dhe disa ndërtesa të tjera nga tërmeti katastrofik që goditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 6.4 të Shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Durrësi dhe Thumana janë zonat më të prekura nga tërmeti, aty ku janë shënuar viktima dhe të plagosur. Deri më tani (ora 14:00), sipas Ministrisë së Mbrojtjes konfirmohen zyrtarisht 13 viktima, ndërsa mbi 600 persona të tjerë janë të plagosur. /tvklan.al