Report TV -PD kallëzim penal ndaj KQZ-së, Bardhi: Kemi fakte sesi u manipulua pjesëmarrja

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kështu bën me dije sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Në një deklaratë të tijën, ai tha se PD disponon të dhëna se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesmarrësve në zgjedhje.

"Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba. Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit."-deklaron Bardhi.

Sipas tij KQZ ka ndërmarrë një veprim të paprecedentë, pasi nuk i hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave, kjo për të mos lënë gjurmë.

"Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi. Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë."- tha sekretari i Përgjithshëm i PD.

Në mbyllje Bardhi paralajmëron se PD do bëjë kallëzim penal, duke nisur që nga nënkryetari i KQZ, Denar Biba.

"Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë.?"- pohoi Bardhi.

Recommended