Pamje me dron/ Kjo është pjesëmarrja e studentëve në protestën te Kryeministria
  • 5 years ago
Për të 11-ën ditë me radhë, studentët protestojnë për tetë kërkesat e tyre. Tre ditët e fundit studentët e kanë përqendruar protestën te Kryeministria, duke lënë Ministrinë e Arsimit. Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e sotme e studentëve. Ata janë mbledhur prej orës 10:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa siç duket nga video janë të pakët në numër, ndryshe nga protestat e mëparshme te Ministria e Arsimit.
Recommended