Reforma ne drejtesi - PD letër Calaveras: Reagoni, mos lejoni ndërhyrjen e Ramës në veting

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmod Spaho i ka shkruar një letër drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ku shpreh shqetësimin mbi mungesën e vullnetit të mazhorancës për të mbështetur organet e reja të vettingut.
Letra i është dërguar edhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë
Në letër shkruhet se ?Marrja përsipër nga ana e Kuvendit, që të strukturojë organet e pavarura kushtetuese, duke ulur me 40 përqind numrin e punonjësve të kërkuar prej tyre, është pa asnjë dyshim cënim i parimit kushtetues të pavarësisë organizative/funksionale të këtyre organeve. Kuvendi, nëpërmjet këtij vendimi, i ka diktuar mënyrën e organizimit organeve të pavarura, duke mos pranuar kërkesën e tyre për personel të mjaftueshëm për realizimin e detyrës?
Mungesa e mbështetjes me burimet e mjaftueshme njerëzore do të sillte vënien përpara faktit të kryer të organeve të vettingut, nëpërmjet informacioneve të përgatitura nga institucionet e treta nën varësinë apo ndikimin e Qeverisë, të cilat do të ishin të pamundura të verifikoheshin nëse ka mungesa të burimeve të nevojshme njerëzore. Gjithashtu, mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore do të sillte zgjatjen e paarsyeshme të procesit të rivlerësimit, i cili sic shprehet edhe Komisioni i Venecias (paragrafi 98 i Opinionit të Ndërmjetëm) krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-leter-calaveras-reagoni-mos-lejoni-nderhyrjen-e-rames-ne-veting/

Recommended