Report TV - Kriza politike, presidenti Meta takon aleatët e PD
  • 5 years ago
TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim aleatët e vegjël të Partisë Demokratike pas kërkesës së tyre në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike. Në takim me kreun e shtetit pritet që të jenë; Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së.Në orën 11:00, krerët e partive të vogla, aleate me PD kanë mbërritur në ambientet e presidencën për të zhvilluar takimin me presidentin Meta. Në takim janë Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së. Ky takim është thirrur nga 'të vegjlit' për të zgjidhur ngërçin politik.
Recommended