Ora News - Ambasadori gjerman takohet me kryetaren e KED: Pa Kushtetuesen rrezikoni BE-në
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Gjermania paralajmëron Shqipërinë për një rezultat negativ në negociatat me Bashkimin Europian në rast vonesash të mëtejshme në formimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, theksoi se kthimi në funksion i gjykatave është një kriter i rëndësishëm që do të analizohet në konferencën ndërqeveritare për negociatat me BE.

Shqipëria rrezikon negociatat me Bashkimin Europian në rast të vonesave të mëtejshme në ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Rëndësia e ngritjes së këtij institucioni është theksuar nga ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha.

?Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën e reformës në drejtësi.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zingraf-takon-vitore-tushen-ked-rol-te-rendesishem-ne-plotesimin-e-kushtetueses-dhe-gjykates-se-larte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended