Ora News - Biblioteka jashtë standardeve, librat thahen me tharëse flokësh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
3 ditë pas përmbytjes së katit të nëndheshem të Bibliotekës Kombëtare ku u dëmtuan rreth 12 mijë materiale, drejtorja Persida Asllani shpreh se godina është jashtë çdo stanndardi dhe është e domosdoshme një godinë e re. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Presidenti Meta ku i bën thirrje institucioneve opërkatëse që të marrin masa.

Ky nuk është një salon bukurie, por tharësja që përdoret për tharjen e librave të përmbytur në Bibliotekën Kombëtare.

Tharja e 12 mijë matërialeve të dëmtuara, sipas drejtores së Bibliotekës Kombëtare është bërë sipask teknikave profesionale, edhe pse në pamje të parë duken si mjete rrethanore.

Asllani: Ndoshta në pamje të parë duken teknika të thjeshta, por janë teknika profesionale.

Kushtet e Bibliotekës sipas Persida Asllanit janë jashtë çdo standardi dhe që ky institucion ka nevojë për një godinë të re.

Asllani: Biblioteka Kombëtare është jashtë standardi për ruajtjen e librave. Punojmë në rrethana dhe kushte shumë të vështira edhe njerëzore edhe profesionale.

Drejtorja e Biliotekës Kombëtare i kërkon Bashkisë së Tiranës ndërtimin e godinës së re për trashëgiminë kulturore

Asllani: Zgjidhja afatgjatë do të ishte një bibliotekë e re kombëtare e investuar dhe e konceptuar që në fillim ashtu sic duhet. Bashkia, këshilli bashkiak duhet të mendojë për një vendim të rëndësishëm.

Asllani refuzon të mbajë përgjegjësi ligjore për dëmtimin e 12 mijë materialeve që janë botime të viteve të fundit, por shprehet se ajo është e dëshpëruar nga kjo situate dhe përgjegjësia morale është ë të gjithëve.

Asllani: Mbaj dëshpërimin tim për situatën e rëndë që është lënë trashëgimia kulturore dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.

Por edhe pse Biblioteka Kombëtare është përmbytur që prej 3 ditësh, ende nuk dihen shkaqet pasi nuk është bërë ende një ekspertizë nga Instituti i Ndërtimit.

Asllani: I jemi drejtuar specialistëve të institutit të ndërtimit, sot ka ardhur drejtori dhe që nesër do të vijohet me grupin e punës.

Edhe President ii Republikës ka reaguar për situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare Meta u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.

Biblioteka Kombëtare qëndron e mbyllur që prej datës 25 dhe pritet të hapet në daten 30 qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/biblioteka-jashte-standardeve-librat-thahen-me-tharese-flokesh

Recommended