Ora News - I qeshur e me kapele, shikoni foton e Alvin Berishës jashtë kampit të Sirisë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

I qeshur dhe me kapelen e kuqe dhe stemën e Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, Alvin duket i ulur pranë një punonjësi të organizatës dhe shikon në telefon.

Ora News arrin të sigurojë foton e djaloshit i cili kishte mbetur në kampin e të burgosurve Al Hole në Siri dhe u ndërmor një operacion për lirimin e tij pas publikimit në media të historisë.

Për nxjerrjen nga kampi të Alvin Berishës u angazhuan dhe inteligjenca italiane si dhe konsullata shqiptare.

Gazetarja e Ora News, Alba Kepi informon se aktualisht Alvin ndodhet në ambasadën italiane në Bejrut. Burimet bëjnë me dije për Ora News se së shpejti pritet të shkojë në Romë.

Pritet të mbahet një konferencë për shtyp.

Alvini u largua bashkë me nënën e tij në Siri vitin 2014, kur ishte ende në moshën 6 vjeçare. Nëna e tij Valbona Berisha, e lindur në Durrës në vitin 1982 emigroi në Itali, ku dhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike.

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës u plagos rëndë edhe Alvini.

Aktualisht ai është në moshën 11 vjeçare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/alvi-berisha-se-shpejti-ne-rome

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp