Report TV - Fjala e plotë e Sali Berishës jashtë sallës së kuvendit, prononcimi për mediat

  • 8 years ago
Ish-kryeministri Berisha i pyetur se pse në formularin e tij të vetëdeklarimit rezulton se ai ka ndërruar ditëlindjen është shprehur se ka qënë gabim teknik pra thjesht "një teknikalitet".

"Eshtë thjesht teknikalitet sepse ka qenë një gabim për arsye teknike. Nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur, por mund ta gjej se dokumentet aty janë. Ju s?duhet të bëni avokatinë e krimit."-u shpreh Berisha

Ish kryeministri Berisha ftoi median që të marrin listat e deputetëve pasi sipas tij, në koalicionin e majtë, janë 23 deputetë me precedentë kriminale.

?Jam për të denoncuar se nuk ka më kriminelë se ai ose ajo që fut vrasësit në tempullin e demokracisë. Çjanë dy vëllezërit Frroku, a nuk janë në një akuzë. Merrni listat e deputetëve a do u dalin 19 apo 24. Mos u ngutni për të bërë vlerësime sepse në rrafshin cilësor vrasësi është vrasës. Ne do merrni listat e aleancës së qelbësirave, aty do gjeni jo 19 por 23 kriminelë. E sfidoj këtu dhe para gjithë botës, gjej qoftë dhe një të vetëm, jo tani por nga ?91 gjer më sot në listat e deputetëve të PD me precedentë e vrasje unë dorëzoj mandatin. Rama i tha ambasadorit se mori kriminelë nga veriu,? tha Berisha.

Ora 14:40 Berisha-Ruçit: Më nderon me një vendim të tillë që të më dënosh
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha i ëhstë kundërpërgjigjur deklaratës dhe propozimit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për përjashtimin e tij për 10 ditë nga parlamenti.

Berisha ka deklaruar se me këtë vendim, ai nderohet.

?Më nderon me një vendim të tillë që të më dënosh. Ju keni fobi nga shqiptarët? tha Berisha.

Ai shtoi se, u acaruar në fjalën e tij pasi prej shumë vitesh qëndron në një Kuvend me trafikantë droge, trafikantë femrash, vrasës, kriminelë e hajdutë.

?U acarova pasi 2 vite me radhë jam ulur me vrasës, trafikantë vajzash e grash shqiptare, trafikantë droge, kriminelë të shëmtuar që nuk meritojnë kurrë të ulen në Kuvend, jam ulur në këtë parlament duke duruar presione të klaneve të drogës. Ligji tregoi se kush është ulur në këtë parlament. Këto i solli Rama në Parlament. Ai justifikohet para diplomatëve se ata janë kriminelë, por në ato zona vetëm me ta fitohej. Ja mora Berishës se ai i përdorte përpara.? tha ai.

Ai ka sfiduar kolegët socialistë që të gjejë një deputet në radhët e PD-së që ëhstë vrasës, kriminel, trafikantë droge apo prostitucioni.

?Ligji erdhi, ky grup parlamentar i PD-së është firmë e Sali Berishës në zgjedhjet e vitit 2013. Asnjë prej tyre nuk ka një penalitet më të voglin për asnjërën nga veprat e cituar në ligj. Unë sfidoj të marrim listën e 140 deputetëve, përgjegjësia ime është e njëjtë si për secilin prej këtu. Nëse gjendet ndonjë për vrasje, trafik droge e prostitucioni. Gjeni një deputet që nga viti 1991 të dënuar, nga çdo vend. Në listat e deputetëve të PD-së, asnjë i inkriminuar? tha ai.

Recommended