Përjashtimi i Berishës - Agron Duka i bashkohet bojkotit të PD, PAA 10 ditë jashtë Kuvendit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Agrare Ambientaliste do të bojkotojë për 10 ditë punimet e Kuvendit duke u bërë kështu pjesë e vendimit të opozitës. Vendimi në fjalë u komunikuan nga kryetari i PAA, Agron Duka, gjatë një takimi me strukturat në Korçë.
Duka: ?Kohët e fundit, jo për faj të opozitës, po për shkak të mazhorancës nuk arrihet një gjuhë komunikimi, por përjashtimi i një prej deputetëve të opozitës siç është zoti Berisha. Prandaj edhe opozita ka marrë vendimin që gjatë këtyre 10 ditëve kur është i përjashtuar zoti Berisha me të padrejtë të mos marrë pjesë por të bojkotojë punimet e Parlamentit. Partia Agrare Ambientaliste bashkohet me Partinë Demokratike në bojkotin e Parlamentit për 10 ditë.
Natyrisht bojkoti nuk është gjëja më e mirë që mund të bëjmë por kur kjo diktohet dhe kur nuk ka rrugë tjetër, atëherë kjo është rruga e vetme. Unë uroj që mazhoranca dhe opozita të mundohen të gjejnë gjuhën e përbashkët ndërmjet tyre në mënyrë që nëpërmjet realizimit të reformave të domosdoshme jo vetëm për politikën por për gjithë shqiptarët siç ështe ajo e drejtësisë dhe reforma zgjedhore të mund të bëjnë që ky popull të ecë akoma më shumë përpara?.
Po ashtu kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me situatën e rëndë ekonomike të krijuar në vend. Ai i bëri thirrje Qeverisë të heqë dorë nga rruga pa krye që ka nisur.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/agron-duka-i-bashkohet-bojkotit-te-pd-paa-10-dite-jashte-kuvendit/

Recommended