Ora News - Murrizi akuza qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit: Marrëveshje të pashpallur

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Deputeti demokrat Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë, por edhe opozitën jashtë parlamentit se kanë një marrëveshje të pashpallur për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Pa përmendur emra, Murrizi foli edhe për një prokuror për të cilin politika heshti kur e kaloi vettingun.

Sipas deputetit Murrizi, qeveria bën propagandë me shifra, ndërsa qytetarët varfërohen akoma më shumë.

Myslim Murrizi: Keni gjithë të drejtën e zotit për të bërë propagandë me shifra dhe me terma abstrakte që qytetarët ndoshta nuk i kuptojnë. Por një gjë e kuptojnë më mirë sesa ne këtu. Kuptojnë skamjen e fukarallëkun, kuptojnë xhepin e tyre, kuptojnë që marrin më pak para, kuptojnë shtetin arrogant, kuptojnë që miliarda euro jepen në 10-12 duar. Kuptojnë që keni 20 vjet që vidhini bashkë të gjitha palët me të njëjtit njerëz.

Kuptojnë edhe shoun edhe atë që ju paraqitet shqiptarëve si sukses që do na çelen negociatat. Sot dhe nesër do e marrim vesh. Çfarë kanë thënë për negociatat ? Ata që ju për një prokuror shkoni bërtisni në sallë të gjyqit dhe thoni "do ta shohësh kur të vijë tek vetingu" dhe për prokurorin tjetër që kemi 5 vjet që nuk lini gjë pa thënë se ju ka nxjerr kasetat, heshtët kur e kapërceu vetingun në qetësi. Për këtë drejtësi e keni fjalën që do të na qasë Evropa.

Jeni të gufosur sepse keni një marrëveshje, një pazar të pashpallur publikisht por për ata që ju duhen, për të mbrojtur njëri-tjetrën janë aq të marrë vesh sa ju e dini.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/murrizi-akuza-qeverise-dhe-opozites-jashte-parlamentit-keni-marreveshje-te-mbrojtur-njeri-tjetrin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended