U cilësua e rrezikshme dhe jashtë standardeve, nxënësit në Darëzezë nuk shkojnë në shkollë!
  • 4 years ago
62 nxënës dhe 32 fëmijë parashkollorë të shkollës ?Darëzezë e re? ne Darëzezë të Fierit nuk kanë shkuar në shkollë, pasi godina është cilësuar e rrezikshme dhe jashtë standardeve për zhvillimin e procesit mësimor.


Sipas prindërve, shkolla nuk është dëmtuar nga tërmeti, por nga pesha e kohës dhe ata nuk e pranojnë këtë vendim. Sipas tyre, godina është e sigurt dhe fëmijët mund të zhvillojnë normalisht mësimin.

Ndërkohë burime pranë zyrës së arsimit në Fier thonë se shkolla është inspektuar ditën e diel nga ekspertë kosovarë dhe përfaqësues të ministrisë së Arsimit, të cilët kanë arritur në konkluzionin se shkolla duhet të qëndrojë e mbyllur deri në riparimin e dëmeve.

Gjatë kësaj periudhe nxënësve u është garantuar transporti për në shkollën e Povelçes, ndërsa për fëmijët që frekuentojnë ciklin parashkollor, procesi do të zhvillohet në një ndërtesë në fshatin Darëzezë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended