RTV Ora - Biblioteka Kombëtare te Garda, Persida Asllani: Zgjidhja e shumëpritur
  • 5 years ago
#rtvora
Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare pranë zonës ku sot ndodhet Garda e Republikës shihet pozitivisht nga drejtoresha e këtij institucioni, Persida Asllani. Në një intervistë për RTV ORA, Asllani tha se godina e re është zgjidhja e duhur për të patur një bibliotekë bashkëkohore.

Zhvendosja e Bibliotekës Kombëtare, në territorin ku sot ndodhet Garda e Republikës shihet me optimizëm prej drejtoreshës së këtij institucioni. Për Televizionin ORA Persida Asllani shprehet se ndërtesa e re do të ofrojë ambientet e duhura për ruajtjen e botimeve dhe kushtet optimale për dashamirësit e librit apo studiuesit.

Persida Asllani: Zgjidhje të shumëpritur në funksion të një krize të gjatë dhe të shtrirë të hapësirave të bibliotekës, që do të thotë zgjidhja e duhur për ta çuar në standardet bashkëkohore. Do ta garantojë ruajtjen afatgjatë. Është hera e parë në historinë e Bibliotekës Kombëtare që mendohet ndërtimi i një ndërtese me destinacion konkret bibliotekë.

Ndërtimi i godinës së re është premtuar të realizohet prej Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në mandatin e dytë në drejtim të kryeqytetit. Në vitin 2017, godina e Bibliotekës Kombëtare u përfshi nga zjarri, ndërsa në reagimin zyrtar u bë me dije se u dogjën 3 rafte me libra të botuara pas vitit 2000. Në Qershor të vitit 2018, shirat e dendur sollën përmbytjen e Bibliotekës, ngjarje që dëmtoi rreth 12 mijë libra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biblioteka-kombetare-te-garda-persida-asllani-zgjidhja-e-shumepritur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended