RTV Ora - Kriza politike, Elena Kocaqi: Zgjidhja do të jetë jashtëinstitucionale
  • 5 years ago
#rtvora

Për historianen Elena Kocaqi zgjidhja e krizës politike në Shqipëri do të jetë jashtëinstitucionale. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ajo tha se politikanët shqiptarë e kanë shkelur edhe ligjin edhe kushtetutën.

Sipas Kocaqit, në Shqipëri duhet t'i hapet rruga një klase të re politike të përbërë nga profesionistë.

Elena Kocaqi: Zgjidhja do të jetë jashtëinstitucionale sepse brenda institucionale këto e kanë kaluar. Nuk bëhet me zgjedhje me kushtetutë dhe me institucione. Kanë shkelur të gjithë kushtetutën dhe gjithë ligjin. Kështu që në këtë aspekt klasës politike që ka bërë ligjet i duket vetja mbi ligjet, atëhere nuk mund të mendohet më për shtet. Kur një politikan shkel ligjin dhe del mbi ligjin vet, çfarë mund të pritet.

Gazetari: Nuk besoj se e kanë problem ta ndryshojnë kushtetutën...

Elena Kocaqi: Jo le ta ndryshojnë kushtetutën, por për aq kohë sa kushtetuta është aty dhe ka nenin të shkruar ti duhet ta zbatosh atë. Kushtetuta duhet ndryshuar, duhet ndryshuar sistemi elektoral, duhet ndryshuar mënyra si administrohen zgjedhjet në Shqipëri. Tjetra duhet ti hapet rruga një klase të re politike, profesionale që ta administrojë vendin që të jetë ekonomistë, juristë, administratorë pra profesionistët. Nëse Shqipërinë nuk e marrin në dorë profesionistët, Shqipëria nuk ka të ardhme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kriza-politike-elena-kocaqi-zgjidha-do-te-jete-jashteinstitucionale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended