Ora News - RTV Ora e Ora News vlerësojnë kombëtaren italiane të futbollit të femrave
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

RTV Ora e Ora News është mes mediave të huaja në Itali që ka vlerësuar me çmimin e vitit 2019, Kombëtaren Italiane të Futbollit për femra.

Ceremonia që u mbajt në Romë në selinë e Urdhërit të Gazetarëve e Korrespondentëve të huaj, vlerësoj Kombëtaren Italiane me çmimin "Invictus" për sukseset e arritura gjatë vitit të fundit e për rezonancën që këto suksese kanë sjellë në shoqërinë italiane, duke kontribuar në emancipimin e mëtejshem të grave e jo vetëm në ambientet sportive në Itali.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte trajnerja e Kombëtares Italiane të Futbollit, Milena Bertolini e numri 11 i ekipit italian , sulmuesja, Barbara Bomasea.

Para gazetarëve të huaj drejtuesja teknike e Futbollit italian u shpreh se "futbolli vazhdon të jetë një sport maskilist në Itali . Ka ende shumë paragjykime, tha ajo, e cila ka kujtuar se kur luante futboll ishte e detyruar të vishej si djalë e të quhej Mario.

Dhe pse dekada diferencë, e të njëjtit mendim është dhe sulmuesja Italiane e cila tregon se "në skuadrat e moshave ka luajtur përherë me ekipet e djemve, pasi nuk kishte ekipe femrash e shpesh dëgjonte shprehje negative nga tifozeria e që më shumë e preokuponin për prindërit që ishin në tribunë e po dëgjonin..
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rtv-ora-e-ora-news-vleresojne-kombetaren-italiane-te-futbollit-te-femrave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended