Ora News - Restaurim për objektet arkeologjike, do të investohen rreth 150 mijë euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 120 mijë objekte arkeologjike me përbërje metali do ti nënshtrohen restaurimit. Projekti, i cili ka një vlerë prej 150 mijë eurosh është financuar nga Ambasada italiane dhe si fillim synon trajnimin e stafit shqiptar që do meren me restaurimin. I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, Ambasadori italian u shpreh se Italia do të ofrojë eksepriencën në restaurimin e këtyre objekteve.
Të gjitha objektet arkeologjike të përbëra nga metali do ti nënshtrohen restaurimit. Kjo falë një fondi prej 150 mijë eurosh, i cili synon të mos lejojë degradimin e këtyre objekteve të rëndësishme për historinë e vendit tonë.

Pietro Ivanoch D?Aleo: Projekti parashikon të ngrejë një laborator për restaurimin e objekteve në të njëjtën kohë do të trajnojmë edhe personelin që do të merret me restaurimin në laborator dhe do caktojmë dhe një person për menaxhimin e shërbimeve në këtë laborator. Ky është projekt i vogël në vlerë jo shumë të madhe financiare prej 150 mijë eurosh por i rëndësishëm për Shqipërinë.
Drejtori i Institutit të Arkeologjisë vlerësoi këtë nismë ndërsa tha se në total janë rreth 120 mijë objekte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/restaurim-objektet-arkeologjike-do-te-investohen-rreth-150-mije-euro

Recommended