Ora News - Zbardhet dëshmia e Alizotit: Babalja më premtoi 100 mijë euro për të imituar Xhafajn
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet dëshmia e Fredi Alizotit dhënë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sipas të cilit i qëndron asaj që ka deklaruar më parë mbi audio-përgjimin.

Alizoti ka deklaruar në Prokuroria se "Babalja" i kishte premtuar 100 mijë euro të imitojë Agron Xhafajn, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Alizoti ka thënë gjithashtu se videoja e dytë është bërë pas datës 1 qershor. Ai ka deklaruar gjithashtu se "personi që kam realizuar bisedën në këtë video është Florenc Hoxha".

Prokuroria do të kërkojë ballafaqim mes Fredi Alizotit dhe Florenc Hoxhës, personi i dyshuar i regjistrimit të videos së dytë.

Alizoti u shfaq në një video përgjimi të publikuar nga PD dy ditë më parë, i cili përfshin në këtë çështje drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe deputetin e PS, Taulant Balla.

Alizoti u vu nën përgjim

Krimet e Rënda thonë se shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria.

"Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babalja-prokuroria-merr-sot-ne-pyetje-fredi-alizotin
Recommended