Pushoi hetimet për prokurorin dhe trafikantin, Vettingu 'djeg' Prokurorin e Apelit, Gentjan Trenova

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka shkarkuar sot Prokurorin e Apelit në Tiranë, Gentian Trenova. Trupa e KPK që gjykoi prokurorin Trenova përbëhej nga gjyqtarët Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Në këtë seancë mungonte prokurori Trenova, ndërsa përfaqësohej nga avokati i mbrojtës Sami Lami. Nga vlerësimi i KPK, Trenova nuk rezultonte i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

Apartament dhuratë vjehrrit dhe fshehje pasurie
KPK konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë nga prokurori si dhe fshehje pasurie. Sipas KPK, Trenova ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm. Ai disponon dy automjete një ??Benz? dhe një ??Volsvagen?. Ndërkohë, deklarimi i rremë kap shifrën e 12 mijë eurove.

Gjithashtu Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme. Prokurori i Apelit në Tiranë pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe ia ka dhuruar vjehrrës, por rezulton se e ka ai në përdorim.

Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ?Ferit Xhajko?, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna.

Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove.

Recommended