Ekskluzive/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Tahirin, shkak letërporositë nga Italia dhe Mali i Zi
  • 6 years ago
Kur duheshin edhe 24 orë për të skaduar afati hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë me 3 muaj këto hetime pasi pret përgjigjen e dy letër porosive përkatësisht nga Italia dhe Mali i Zi.

Hetimi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm që mban numrin 313 ka nisur në 2017, ndërsa pas zgjatjes me dy here, katër prokurorët Genti Osmani, Arenc Cela, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kërkojnë edhe tre muaj kohë deri më 17 Janar 2019 për të marrë një vendim mbi këtë dosje.

Ish-ministri Tahiri vetë nuk ka bërë asnjë koment edhe pse në media u raportua se hetimi ndaj tij u mbyll dhe dosja u drejtua në gjykatë, ku sipas dokumentit ekskluziv prokurorët ende s?kanë mbyllur hetimet dhe kanë kërkuar afate të reja.
Recommended