Report Tv - Pushoi hetimet për prokurorin e korruptuar dhe trafikantin, Vettingu 'djeg' Trenovën

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka shkarkuar sot Prokurorin e Apelit në Tiranë, Gentian Trenova. Trupa e KPK që gjykoi prokurorin Trenova përbëhej nga gjyqtarët Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Në këtë seancë mungonte prokurori Trenova, ndërsa përfaqësohej nga avokati i mbrojtës Sami Lami. Nga vlerësimi i KPK, Trenova nuk rezultonte i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

Recommended