Report Tv-Anija “Diciotti”, nisin hetimet për Matteo Salvinin dhe një zyrtar në Itali.
  • 6 years ago
Itali- Ndërsa çështja e 150 emigrantëve nga Eritrea të bllokuar prej 5 ditësh në bordin e anijes ?Diciotti?, po shkon drejt zgjidhjes, për ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini nuk ka paqe.

Mediat italiane shkruajnë se Prokuroria e Agrigento, që heton rastin e anjes ka vendosur të fusë dy emra në regjistrin e të dyshuarve, ?emrin e një ministri dhe një shefi kabineti?, të cilat ia kanë kaluar.

Mbi Salvinin dhe kreun e kabinetit të tij rëndojnë akuzat e 'pengmarrjes?, "shpërdorimi i detyrës" dhe arrestimi i paligjshëm.Mësohet se, prokurori Luigi Patronaggio ka shkuar në Romë për të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Ata kanë dëshmuar për më shumë se tre orë. Në fund të marrjes në pyetje, magjistrati u largua nga zyra e Prokurorit Publik të Romës pa bërë deklarata, por disa orë më vonë erdhi lajmi për regjistrimin e ministrit dhe të zyrtarit në regjistrin e të dyshuarve.

Pas lajmit ka reaguar edhe vetë Salvini. Ai thotë se gjithçka ndodh në vendin e tij është një turp dhe kërkon reformimin e drejtësisë.

"Është e turpshme që të hetohem se mbroj italianët. Na duhet reforma e drejtësisë". Salvini shtoi ndër të tjera se prkuroriët dhe gjyqtarët duhet të kryejnë detyrën e tyre .

Kujtojmë që një ditë më parë Shqipëria vendosi të presë 20 refugjatë, Irlanda do të marrë 25, ndërsa pjesa tjetër do të strehohen në Itali. Ministrat italianë shpejtuan të falenderojnë Shqipërinë dhe hodhën shigjeta në drejtim të Francës, që nuk pranoi asnjë prej tyre.
Recommended