Top News – OBSH ‘del blof’/ Nisin hetimet për hidroksiklorinën

  • 4 years ago
Shumë pyetje janë ngritur mbi studimin që pretendonte se hidroksiklorina ka shtuar nivelin e vdekshmërisë dhe problemet e zemrës tek pacientët me Covid, arsye për të cilën dhe u ndalua nga OBSH-ja. Kjo e fundit, thotë The Guardian, do të rifillojë testet klinike mbi ilacin e përdorur kundër malarias e për të cilin shkencëtarët shpresojnë se mund të trajtojë Covid 19. Ishte vetë OBSH-ja që mbështetur, sic tha, në studimin e The Lancet, vendosi t`i ndalonte testime të tilla. A mos vallë u nxitua, pyesin tani ata që varën shumë shpresa tek ky mjekim. Vetë presidenti amerikan Donald Trump i kishte trumpetuar me të madhe vetitë e saj, duke thënë se po e përdorte edhe ai si masa parandaluese ndaj koronavirusit. The Lancet dilte në përfundimin se hidroksiklorina qe shoqëruar me shkallë të lartë vdekshmërie, por mbi studimin e saj u ngritën pyetje serioze. The Guardian nisi vetë një hetim, gjatë të cilit u vunë re mospërputhje të mëdha të dhënash. Gazeta prestigjoze britanike ngriti pyetjen sesi I mblodhi studimi të dhënat e 96,000 pacientëve në qindra spitale, në një kohë kur spitalet kryesore mohojnë të jenë lidhur me database-n e menaxhuar nga një kompani e quajtur Surgisphere, shefi ekzektutiv I të cilës, Dr Sapan Desai, rastis të jetë gjithashtu bashkëautor I the Lancet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended