Ora News - PS: Prokuroria të nisë hetimet për video përgjimin e Agron Xhafës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas denoncimit me audio që Partia Demorkatike bëri për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje prokurorisë që të zbardhë vërtetësinë e këtij regjistrimi. Nëse është i vërtetë, sipas Ballës, ministri Xhafaj duhet të mbajë përgjegjësi morale, por në rast të kundër te gjithë pesha bie mbi denoncuesit

Tirane- Socialistët dyshojnë se audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e Ministrit të Brendshëm nuk është autentik.

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp i bëri thirrje prokurorisë të hetojë audio-përgjimin dhe në rast se është i vërtetë Fatmir Xhafaj duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa në rast të kundërt denoncuesit të mbajnë përgjegjësi.

"PD pretendon se materiali audio është autentik, nëse kemi të bëjmë me një material të tillë atëherë Agron Xhafa është i implikuar. Por a është material autentik, provë apo inskenim i radhës në përpjekje për të baltosur këdo që u del përpara me qëllim bllokimin e çeljes së negociatave dhe për të bllokuar drejtësinë e re?"

Kësaj pyetje mund ti japë përgjigje vetëm prokuroria.

Prokuroria nuk duhet tia lërë çështjen akuzatorëve por të nisë hetimet kryesisht. Për ne askush nuk është më mbi ligjin.

"Prokuroria nuk duhet tia lërë cështjen akuzatorëve por të nisë hetimet kryesisht. Për ne askush nuk është më mbi ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë minutë. Ne presim të mësojëm të vërtetën. Ose të ndëshkohet i akuzuari ose akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqje me zë por pa figurë

Për Taulant Ballën, askush nuk është mbi ligjin, dhe e gjitha kjo bëhet për të penguar reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-prokuroria-te-nise-hetimet-video-pergjimin-e-agron-xhafes

Recommended