Ora News - Rekomandimi për anëtarësimin, Balla: Basha të lobojë pro vendimit në Gjermani

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh besimplotë për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në këtë rrugë, ai ka kërkuar edhe mbështetjen e opozitës.

Balla: Sigurisht jemi shpresëplotë që rekomandimi nesër i cili në mënyrë simbolike do ti dorëzohet autoriteteve shqiptare që nesër nga ana e Ambasadores së delegacionit së BE dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së drejtuar nga komisionerja e lartë për politikën e Jashtme Mogherini. Zoti Basha në Berlin do të duhet të lobojë për Shqipërisë, pro hapjes së negociatave. Hapja e negociatave nuk është një fitore vetëm e PS, nuk është një arritje vetëm e mazhorancës sonë por është një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rekomandimi-anetaresimin-balla-basha-te-loboje-pro-vendimit-ne-gjermani

Recommended