Ora News - Basha në Gjermani Morëm garanci për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza ekonomike

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nga Kongresi i CDU-së, i cili po zhvillohet në Lajpcig të Gjermanisë, Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se plani me 9 pika i Bundestagut, është udha e vetme që nxjerr Shqipërinë nga kriza. Kreu i opozitës, nëpërmjet një ?video selfie? tha se cfar ka diskutuar më zyrtarët e lartë CDU-së, ndërsa sipas tij në fokus ka qënë integrimi dhe celja e negociatave.

"Kam falënderuar CDU-në gjermane për qëndrimin, për hapjen rrugë të mocionit të Bundestagut, planit me 9 pika dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje, çka më është konfirmuar këtu nga të gjitha takimet që kam patur në Lajpcig me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe me përfaqësuesit në Bruksel, në veçanti me David Mc Allister, kryetarin e Apelit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian dhe me figura të tjera të rëndësishme eurodeputetë, eurodeputete, parlamentare, ministra të qeverisë federale. Ata kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë, për shqiptarët në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe për planin e Bundestagut dhe, natyrisht, mbështetjen për opozitën, për Partinë Demokratike, partinë e tyre simotër, për të cilën u kam shprehur mirënjohjen time më të thellë.

Lulzim Basha, tha se nga Gjermania do të kthehet me duart plot, ndërsa garantoi se ka marrë mbështeje për programin ekonomik të Partisë Demroaktike.

" Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig, siç edhe me përfaqësues të qeverisë, por edhe përfaqësues të sektorit të industrisë dhe teknologjisë gjermane, mund të them me siguri të madhe se nga Lajpcig do të kthehemi sot me zemrën plot, besoj edhe me duart plot, sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik, me investime gjermane, me investime europiane me vende pune dhe teknologji të përparuar," tha Basha në video live.

Kryetari i opozitës, ishte optimist nga kontaktet në Lajpcig, për ta futur vendin tha ai në në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-ne-gjermani-morem-garanci-nxjerrjen-e-shqiperise-nga-kriza-ekonomike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended