Ora News - Vijon beteja gjyqësore Balla-Basha, kryetari i PD-se nuk tregon burimin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Gjykatën e Tiranës është mbajtur sërish sot seanca gjyqësore ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha është paditur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për shpifje.

Në seancë ishte i pranishëm vetë Balla, ndërsa kryetari i PD-së nuk ishte por përfaqësohej nga Ivi Kaso dhe Gazmend Bardhi.

Avokati i Taulant Ballës bëri deklarimet në lidhje me konkluzionet që dhanë një seancë më parë avokatët e Bashës.

Ai pretendoi që deklarimet e Bashës në seancë plenare lidhur me paratë e Toyota Yaris janë shpifje dhe kërkoi dënimin e Bashës për veprën penale të shpifjes

Vetë Taulant Balla pretendoi në seancë që janë të pavërteta deklarimet Bashës

Më shumë se sa i lidhur unë me të pandehurit e akuzuar është vetë Lulzim Basha" u shpreh ai dhe paraqiti foton ku Basha është në zyrën e tij me vëllanë e njërit prej të akuzuarve për trafik.

Por gjyqtari Gerd Hoxha nuk e pranoi ta merrte si provë.

Sipas Ballës me deklaratën në Kuvend Basha po i jepte sinjal grupeve kriminale se po zbulohej trafiku i tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vijon-beteja-gjyqesore-balla-basha

Recommended