Taulant Balla: Dosjen gjyqësore të Bashës do ta çojmë në SPAK - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, paralajmëron se dosja e Lulzim Bashës mund te përfundojë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.Deklarata vjen pak orë para zhvillimit të seancë së pare gjyqësore ndaj liderit të Partisë Demokratike për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Një reagim të parë, kreu i grupit parlamentar të socialistëve e pati edhe për denoncimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Qerim Ismailaj, kryebashkiakut të Mallakastrës, për mos deklarim të dënimit të tij me tre vite burg nga Gjykata e Kios në Greqi për akuzën e plagosjes.TAULANT BALLAKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS?PS ka një vendim politik që prej ditës kur ka mbështetur ligjin për dekriminalizimin dhe tashmë kjo është një përgjegjësi penale. I bëj thirrje prokurorisë të mos humbë kohë për verifikimin që opinioni publik të informohet për të shkuarën e çdo zyrtari. Por e theksoj kjo është detyra e prokurorisë dhe jo e partive politike?.Për reformën zgjedhore, Balla, ripërsëriti ftesën për Partinë Demokratike.TAULANT BALLAKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PSVendi ku diskutohet reforma zgjedhore është parlamenti dhe komisioni për këtë reformë. Nxis të gjithë anëtarët e këtij komisioni që të ecim sa më shpejt, se parimet e zgjedhjeve na kërkojnë që një vit para zgjedhjeve te kemi gati kuadrin ligjor. Hapi më i rëndësishëm është zbatimi rekomandimeve të OSBE. Sistemi zgjedhor nuk lidhet me kodin, por me Kushtetutën dhe i takon një momenti të dytë?.Vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të mos dekretuar paketën antishpifje, Balla, tha se ky vendim me urdhër të Lulzim Basha do të rrëzohet në kuvend.
Recommended