Beteja e përjetshme me cigaren, duhanpirja vijon të rritet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Duhanpirja shkakton çdo vit 8 milion vdekje në botë, 1 milion prej të cilëve janë konsumatorë pasiv. Në vendin tonë vit pas viti ekspertët e shëndetit thonë se numri rritet me 100 përdorues. Pavarësisht fushatave ndëregjegjësuese dhe politikave lehtësuese përpjekjet e të rinjve per te mos konsumuar me duhan janë të pakta e thuajse të pamundura.Vetëm detyrimi për arsye shëndetësore bën të mundur që të hiqet dorë nga duhanpirja.Bashkë me rritjen e numrit, specialistët e shëndetit thonë se ka një tendencë të uljes së moshës së atyre që fillojnë të tymosin rregullisht.Ndërkaq në dyert e spitalit ?Shefqet Ndroqi?, vijnë rregullisht pacientë që shfaqin probleme shëndetësore si pasojë e konsumit të duhanit.Tendencë në rritje vit pas viti është duhanpirja nga femrat, të cilat sipas mjekes Bala trashëgojnë problemet shëndetësore tek pasardhësit.Në ditën botërore kundër duhanpirjes ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmëroi për shtrëngimet e masave për këdo që tymos në ambiente të mbyllura. Konkretisht për subjektet, nese shkelja përsëritet disa herë brenda një viti do të pezullohet si aktivitet.

Recommended