Ora News - Lobimi rus, Balla: Basha ka mashtruar, kontratat mbajnë firmën e tij
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për çështjen e lobimit të PD. Në një dalje për mediat, Balla tha se në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Bashës.

Balla: Ne të gjithë e dimë që para pak ditësh është publikuar një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një çështje që është e qartë si drita e diellit. Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë publikuar kontrata që mbajnë firmën e Bashës, numrin e pasaportës së tij diplomatike dhe shumat për të cilat thotë lobuesi në emër të Lulzim Bashës i ka marrë nga PD. Për këto nuk duhet të më pyesni mua. Pozicioni im dhe jo vetëm është i qartë, Lulzim Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Basha thoshtë se 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga 100 mijë dashamirës shqiptarë në SHBA, më pas tha që këtë nuk e kam paguar. Dhe gjyqtari tha që kjo nuk është paguar. Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë s'ka paguar, njëri thotë ka kontratë tjetri s'ka kontratë.

I pyetur për fshirjen e materialit nga gazeta gjermane Bild, Balla tha:

Balla: Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Unë ju them se janë disa gazeta të mëdha botërore që shkruajnë për këtë çështje. Unë do të ripostoj në facebook çdo shkrim që vë gishtin në një plagë. Është në nderin e PD, jo të Lulzim Bashës që PD të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjenet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për shumat përkatëse.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lobimi-rus-balla-basha-ka-mashtruar-kontratat-mbajne-firmen-e-tij

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended